Ferma e parë në botë që mbolli lulediell me dron

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 13:38
Ferma e parë në botë që mbolli lulediell me dron

Një fermë në Cambooya, në jug-perëndim të Toowoomba, Queensland po mbjell luledielli tërësisht me dron.

“Kjo kulture luledielli sipas njohurive tona, është kultura e parë e lulediellit e mbjellë tërësisht me dron. Pra, një dron i madh bujqësor që ne përdorim komercialisht, përhap farat e kësaj kulture”, thotë piloti i dronëve Roger Woods.

Por shumë persona ishin skeptikë se kjo metodë do të funksiononte për lulediellin.

Në fakt, Roger Woodsit iu deshën disa përpjekje për ta arritur këtë prodhim në standardet e tij.

Fermerët thonë se teknika është më pak invazive sesa metodat tradicionale të mbjelljes dhe shpresojnë se kultivuesit e tjerë së shpejti do ta adoptojnë teknologjinë.

(Kosova Sot Online)