Arsyeja pse dështoi mbajtja e seancës për rastin e Donjeta Pajazitajt

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 14:13
Arsyeja pse dështoi mbajtja e seancës për rastin e Donjeta Pajazitajt

Është anuluar seanca e rigjykimit e paraparë të mbahet të hënën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për rastin ku Naser Pajazitaj akuzohet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Lidhur me dështimin e kësaj seance, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se Urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë për në Gjykatë  është ardhur me vonesë, dhe si pasojë e kësaj SHKK thotë nuk ka pasur asnjë njësi të lirë për ta zbatuar urdhëresën. 

“Bazuar në Rregulloren e Brendshme të Punës, Urdhëresa duhet të pranohet së paku 72 orë më herët, me qëllim që përcjelljet të planifikohen me kohë dhe me prioritet, ndërsa urdhëresa në fjalë është pranuar më 18.02.2022, ora 15:15 për tu realizuar sot më 21.02.2022”, thuhet në reagimin e SHKK-së.

(Kosova Sot Online)