Plani për pushtimin e Ukrainës ka nisur tashmë, njofton Mbretëria e Bashkuar

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 15:00
Plani për pushtimin e Ukrainës ka nisur tashmë, njofton Mbretëria e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se Rusia ka nisur  planin për  pushtimin e Ukrainës, sipas BBC

Një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë në një konferencë për mediat se raportet e inteligjencës sugjerojnë se presidenti rus Vladimir Putin synon të nisë një pushtim të Ukrainës.

“Sipas informacioneve të inteligjencës, Rusia synon të nisë një pushtim dhe se plani i Presidentit Putin tashmë ka filluar”, u tha zëdhënësi gazetarëve. 

(Kosova Sot Online)