Shkëlzen Jetishi vjen me një përshëndetje për Qazim Osmanin

  • G.g /
  • 21 February 2022 - 15:16
Shkëlzen Jetishi vjen me një përshëndetje për Qazim Osmanin

Shkëlzen Jetishi, këngëtari i muzikës popullore, e ka përshëndetur Qazim Osmanin, vëllain e Bashkim Osmanit, të goditur nga Europoli.

Jetishi ka komentuar në një fotografi të publikuar ë Facebook nga Qazim Osmani të dielën pasdite.

Qazim Osmani është lajmëruar dje në Facebook, pesë ditë pas arrestimit të vëllait të tij, Bashkimit.

“Felixi”, emri i të cilit është përmendur si pjesë e klanit “të familjes Osmani”, ka dërguar një mesazh të shkurtër.

Komenti i Shkëlzen Jetishit

Image

“Këtu jam”, ka thënë Osmani, në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Facebook.

Një operacion i Rrjetit të Policisë Evropiane (EUROPOL), të martën ka vënë në pranga Bashkim Osmanin, vëllain e Qazimit.

Siç raportoi gazeta kroate Jutarnji List, Osmani u kap në Kroaci.

Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende evropiane, të organizuar nga Europol. Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.

Qazim Osmani, i cili drejton një rrjet të kazinove në Evropë, bashkë me vëllezërit e tij, Bashkimin, Burimin dhe Bekimin, prej vitesh jetojnë në Gjermani.

Atje kanë pasur probleme me drejtësinë për pasurinë, por bizneset i shtrijnë edhe në Spanjë, Belgjikë, Holandë dhe vende të tjera europiane.

(Kosova Sot Online)