Mes krizës në Ukrainë, njeriu i Putinit vjen në Ballkan

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 08:27
Mes krizës në Ukrainë, njeriu i Putinit vjen në Ballkan

Ndërsa sytë janë drejtuar nga sulmi i mundshëm i Rusisë mbi Ukrainën, presidenti rus, Vladimir Putin, po dërgon këshilltarin e tij të lartë të sigurisë në Ballkan, ku Moska është përpjekur të ruajë ndikimin kryesisht përmes aleatit të saj Serbisë.

Mediat proqeveritare në Serbi, thanë të hënën se Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, do të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim, për bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Moska nuk ka dhënë asnjë njoftim për udhëtimin e Patrushevit.

Bisedimet thuhet se do të përqendrohen në pretendimet e Moskës se “mercenarët” nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja po dërgohen për të luftuar përkrah forcave ukrainase kundër kryengritësve pro-rusë, mes frikës së një sulmi të Rusisë mbi vendin fqinj.

Zyrtarët nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja, i kanë hedhur poshtë këto pretendime të ngritura javën e kaluar nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. /VOA/

(Kosova Sot Online)