Arrestohet serbi që shtiu me armë në Obiliq në mbështetje të Rusisë

  • 22 February 2022 - 09:32
Arrestohet serbi që shtiu me armë në Obiliq në mbështetje të Rusisë

Mbrëmë rreth orës 19:00, policia ka pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Palaj të Obiliqit

Reagimi i policisë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: – M.A, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Nga ana e policisë është kryer një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetë dhe sekuestruar: Një armë automatike zjarri AK-47, dy karikatorë të zbrazët dhe dy gëzhoja”, njofton policia.

Personi i  arrestuar ngarkohet me veprat penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

(Kosova Sot Online)