Këto zona të Prishtinës mbesin pa ujë duke filluar nga ora 11:00

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 10:08
Këto zona të Prishtinës mbesin pa ujë duke filluar nga ora 11:00

Gjatë ditës së sotme, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në gypin me diametër fi 300 mm në rrugën “ Luan Haradinaj ” në qendër të Prishtinës. Intervenimi do realizohet si pasojë e një defekti të ndodhur aty.

“Për shkak të sanimit të linjës,  jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00”, njofton KRu “Prishtina”.

“Pa furnizim me ujë mbesin: rruga” Luan Haradinaj”, rruga” Rexhep Luci”, rruga” Hajdar Dushi”, rruga” Garibaldi”, rruga” Mujo Ulqinaku”, rruga” Robert Doll” dhe disa rrugica në atë zonë.

Rikthimi i furnizimit me ujë të pijshëm do ndodhë pas sanimit përfundimtar të defektit.

Se sa do zgjasë intervenimi varet nga natyra e defektit, ndërsa furnizimi me ujë ndërprehet në orën 11:00”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)