Kandidatët për policë ankohen për testin me shkrim, thonë se ka qenë shumë i vështirë

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 10:43
Kandidatët për policë ankohen për testin me shkrim, thonë se ka qenë shumë i vështirë

Dje ka filluar testimi për kandidatët për kadetë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, i cili do të zgjas deri më 28 shkurt.

Kandidatët kanë pakënaqësi të shumta sa i përket mbajtjes së këtij testi. Shumë prej tyre edhe janë ankuar.

Ata thonë se pyetjet nuk kanë qenë të formuluara mirë.

“Jam njëri nga shumë kandidatë që i jam nënshtruar testimit sot në Akademine e Sigurisë Publike. Pos që kemi pritur rreth 5 orë kemi pasur probleme me sistem edhe më e keqja kemi pasur problem edhe në pyetje të cilat ishin të formuluara jo drejtë. Ishte e shtruar pyetja të gjendet folja kryefjala përemri apo diçka tjetër e nënvizuar në monitorin në pyetje ska qenë asgjë e nënvizuar edhe skemi ditur se për çka është ka lypet pyetja si dhe në lëndën e matmatikës kishte detyra jo të furmuluara drejtë. Jemi të dëshpëruar me këtë testim” ka thënë ai për Indeksonline.

“Testi i tmerrshëm. Ka shumë djem që i njohë qe kanë qenë në klasë të ndryshme, ka pas 71 veta me një klasë d.m.th se ka kalu asnjë. Prej 71 e kanë kalu 0 vet. Në klasën time asnjë”, ka thënë një kandidat tjetër.

“Sot ështe mbajtur testi i Policisë së Kosovës, d.m.th ka qenë një dështim total, pytjet kanë qenë shumë të vështira, artikulimi i pytjeve ka qenë zero, nuk ka mundësi që në një klasë të kaloj vetëm një person testin ose asnjë, si sot që ndodhi, këtë test më mirë e kishin formulu fëmijët sesa personat adekuat që kanë punuar për këtë testim, dështim…..”, ka deklaruar një kandidat .

“Pyetjet kanë qenë aq të zorshme do të thotë testi ka qenë për pilota jo për policë sa në një grup 35 veta kanë kaluar vetëm 1,2 persona”.

“Pyetjet kanë qenë shumë të veshtira, të kishte qenë e mundur me i testu ata që e kanë formulu këtë test nuk kishin arrit ta punojnë as 10% të pytjeve, nuk di ku kanë marrë inspirim, dështim për këtë shtet çfarë njerëz na udhëheqin….”.

Gjatë këtyre ditëve testit me shkrim do t’i nënshtrohen 11 mijë e 292 kandidatë.

(Kosova Sot Online)