Kriza në Ukrainë, ish-ambasadori britanik: Zgjidhja diplomatike është e pamundur me Putinin

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 10:58
Kriza në Ukrainë, ish-ambasadori britanik: Zgjidhja diplomatike është e pamundur me Putinin

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi ka deklaruar se një zgjidhje diplomatike e krizës në Ukrainë do të jetë e pamundur për sa kohë që Vladimir Putin është në pushtet.

Andrew Wood tha për BBC-në se “Putin nuk e di se cila do të ishte një zgjidhje diplomatike dhe vuri në dukje se fjala e tij nuk ka asnjë vlerë”.

“Një zgjidhje diplomatike për të nuk do të ishte vetëm nëse Perëndimi do të pranonte kërkesat e tij si për shembull mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO, por do të ishte kontrolli i plotë në atë vend”, tha Andrew.

Duke iu drejtuar çështjes së sanksioneve, ai bëri thirrje që vendet të vendosin një paketë sanksionesh menjëherë kundër Moskës. Ai u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që sanksionet të synojnë bankat ruse dhe t’i japin fund të menjëhershëm planeve për të vënë në funksion gazsjellësin Nord Stream 2.

(Kosova Sot Online)