Kryediplomatja Gërvalla: Serbia po ofron vaksina ruse dhe ushqim në disa vend për ta ç’njohur Kosovën

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 12:34
Kryediplomatja Gërvalla: Serbia po ofron vaksina ruse dhe ushqim në disa vend për ta ç’njohur Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë se Serbia i ka ofruar disa shteteve afrikane pajisje me vaksina ruse dhe me armatim rus e edhe me ushqime, për ta ç’njohur Kosovën

Gërvalla-Schwarz theksoi se zotimet e ëashingtonit nuk janë zbatuar asnjëherë nga Serbia.

“Është e qartë që Serbia nuk e ka ndalur asnjëherë fushatën për ç`njohje ndaj Kosovës. Përkundrazi dhe pandeminë edhe vaksinimin e ka përdorur për ta intensifikuar. Nga bisedat që kam pasur me ministra të Jashtëm të shteteve të Afrikës kam kuptuar se Serbia ka ofruar pajisje me vaksina ruse dhe me armatim rus e edhe me ushqime”, tha ajo.

“Zotimi që është dhënë në Washington nuk është zbatuar asnjëherë këtë vit. Sa i përket organizatave ndërkombëtare qeveria e ka një strategji se në cila organizata do të aplikojë në afatshkurtër dhe afatgjatë”, tha Gërvalla.

(Kosova Sot Online)