Gjermania ndalon punimet për gazsjellësin Nord Stream 2 pas pushtimit rus të dy rajoneve të Ukrainës

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 13:05
Gjermania ndalon punimet për gazsjellësin Nord Stream 2 pas pushtimit rus të dy rajoneve të Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka ndaluar punimet për gazsjellësin e diskutueshëm Nord Stream 2 pas veprimeve të Moskës në Ukrainën lindore, raporton CNN.

Scholz njoftoi ndalimin e certifikimit të gazsjellësit nga Rusia ndërsa fliste së bashku me kryeministrin irlandez Micheal Martin në Berlin të martën.

Gazsjellësi, i cili do ta kishte rritur varësinë evropiane në energjinë nga Rusia, ka qenë një burim i madh grindjesh mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për vite me rradhë.

“Për sa i përket zhvillimeve të fundit, ne duhet ta rivlerësojmë situatën edhe në lidhje me Nord Stream 2. Duket shumë teknokratike, por është hapi i nevojshëm administrativ për ta ndaluar certifikimin e gazsjellësit”, tha Scholz.

Pa iu nënshtruar procesit të certifikimit ose miratimit, tubacioni nuk mund të fillojë të funksionojë.

(Kosova Sot Online)