Qeveria merr vendim për shpronësimin e një prone private për Ambasadën amerikane

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 11:24
Qeveria merr vendim për shpronësimin e një prone private për Ambasadën amerikane

Qeveria e ka miratuar përfundimisht shpronësimin e një prone private për ndërtimin e shiritit për rreshtim për hyrje në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti tha se është shpronësimi po bëhet për interes publik dhe se ky vendim i ka kaluar të gjitha proceset teknike dhe procedurale sipas legjislacionit.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme private e cila preket nga ndërtimi i, siç quhet, shiritit për rreshtim për hyrje në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë”, tha Kurti.

“Ky vendim për shpronësimin për interes publik të lartcekur i ka kaluar të gjitha proceset teknike dhe procedurale të cilat parashihen me legjislacionin në fuqi”, shtoi kryeministri.

(Kosova Sot Online)