Peci për krizën e Ukrainës: BE-ja ia ka lënë duart e lira Beogradit dhe ka neglizhuar ideologjinë për “Botën Serbe”

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 11:36
Peci për krizën e Ukrainës: BE-ja ia ka lënë duart e lira Beogradit dhe ka neglizhuar ideologjinë për “Botën Serbe”

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, thotë se kriza në Ukrainë e ka shpërfaqur dështimin e plotë të politikës së BE-së.

Peci ka shkruar se BE-ja ka neglizhuar ideologjitë shtetërore të Serbisë dhe Rusisë për “Botën Ruse” dhe “Botën Serbe”.

“Kriza e Ukraines e shperfaqi deshtimin e plote te politikes se BE-se qe permes perafrimit te Serbise me Brukselin ta transformoj ate ne nje vend pro-perendimor. Tani kur erdhi momenti i se vertetes, ketu me nuk ka dilema. Konceptet revizioniste te “Botes Ruse” dhe “Botes Serbe” dhe ideologjite shteterore te ketyre dy vendeve jane pothuajse te njejta, dhe kete deri me tani e kane neglizhuar si BE-ja ashtu edhe NATO-ja”, ka shkruar ai.

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi ka thënë poashtu se Brukseli ia ka lënë duart e lira Beogradit në politikën e jashtme dhe të sigurisë, shtetit që ka qenë burim i konflikteve në rajon.

“Ne vend te kesaj, Brukseli eshte marrur me “kapacitetet administrative” te Serbise, duke ia lene duart e lira Beogradit ne politiken e jashtme dhe te sigurise, e cila asnjehere qe nga fillimi i te 90ve nuk ka pushuar te jete burim i destabilitetit dhe konflikteve ne rajon. Eshte koha e fundit qe perendimi te ri-rreshtohet jo vetem ndaj Rusise por edhe ndaj Serbise, per te mos lejuar qe anazhimi i tij te kthehet ne piken zero, pas 30 viteve te investimeve madhore ne paqen dhe sigurine e Ballkanit”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)