Ishte zhdukur për Shën Valentin, 25-vjeçarja gjendet e zhveshur dhe e vdekur në makinën e saj

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 13:47
Ishte zhdukur për Shën Valentin, 25-vjeçarja gjendet e zhveshur dhe e vdekur në makinën e saj

Një grua meksikane është gjetur e vdekur në makinën e saj pasi kishte takuar një “burrë amerikan” për Shën Valentin.

Elizabeth Martinez Cigarroa, 25 vjeç, u gjet e zhveshur dhe e përkulur në bagazhin e makinës së saj në Tijuana, Meksik, shkruajnë mediat e huaja.

Familja e saj raportoi se ajo kishte shkuar në një hotel buzë plazhit për të takuar një “burrë amerikan” më 14 shkurt. Pasi ajo u raportua e zhdukur, makina e saj “Jeep Liberty” u gjet tre ditë më vonë.

Ajo u gjet e zhveshur në pozicionin e fetusit me shenja të dukshme dhune, njoftoi policia lokale. Ajo u identifikua më vonë nga të afërmit.

Martinez Cigarroa është gruaja e 24-të në qytetin kufitar meksikan që vritet këtë vit, në një rajon të njohur për brutalitetin ndaj grave. Vëllai i saj, Francisco, shprehu zhgënjimin e tij ndaj policisë që nisi një grup kërkimi vetëm 24 orë pasi ajo u zhduk, në përputhje me politikën meksikane. Ai tha fjalë të mira për motrën e tij:

Motra ime ishte shumë e qetë, e buzëqeshur, ishte një person i mirë dhe nuk kishte asnjë problem me askënd. Ajo sapo kishte mbaruar një diplomë për biznes ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)