Statistikat – Vetëm gjysma e rusëve thonë se do të ishte e drejtë të përdoret forca ushtarake për ta mbajtur Ukrainën jashtë NATO-s

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 14:03
Statistikat – Vetëm gjysma e rusëve thonë se do të ishte e drejtë të përdoret forca ushtarake për ta mbajtur Ukrainën jashtë NATO-s

Situata e sigurisë në Ukrainë vazhdon të jetë e paparashikueshme për shkak të rritjes së kërcënimit nga veprimi ushtarak rus dhe mund të përkeqësohet në çdo kohë.

Ndërsa bota pret të shohë nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën, një sondazh i ri nga CNN zbulon se dy herë më shumë rusë besojnë se do të ishte e drejtë që Moska të përdorte forcën ushtarake për të parandaluar pranimin e Ukrainës në NATO.

Një në çdo dy rusë (50%) thotë se do të ishte e drejtë, ndërsa vetëm një e katërta (25%) thonë se do të ishte e gabuar. Pjesa tjetër (25%) janë të pasigurt, sipas sondazhit të realizuar nga CNN.

Dhe shumica e ukrainasve kundërshtojnë pohimin e presidentit rus Vladimir Putin, se vendi i tyre Ukraina, nuk ka bazë historike dhe është në thelb një krijim i Bashkimit Sovjetik.

Në të gjithë vendin dhe në të gjitha moshat, shumica e ukrainasve thonë se nuk janë “një popull” me rusët dhe se të dy vendet nuk duhet të jenë një.

Ndryshe nga paralajmërimet perëndimore se presidenti rus Vladimir Putin po vendos forcat për një sulm ndaj fqinjit perëndimor të vendit, vetëm 13% e rusëve mendojnë se Kremlini ka të ngjarë të nisë veprime ushtarake ndaj Ukrainës.

Arsyeja pse 75% e rusëve mendojnë se Rusia nuk do të pushtojë Ukrainën është thjesht për shkak të asaj që lexojnë në gazetat e tyre dhe shohin në televizorin e tyre. Në thelb qytetarët po mundohen të tregojnë se nuk duam një luftë dhe nuk do ta fillojnë atë.

(Kosova Sot Online)