Lexoni edhe:
Nuk është fajtore Qeveria, zbrazja e këtij vendi ka filluar prej vitit 2008 e këndej
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, të mërkurën, do të vizitojë Mbretërinë e Spanjës. Atje do të ketë takime të ndara me Mbretin Felipe VI dhe Kryeministrin Pedro Sanchez, ka njoftuar presidenca serbe.
Mediat serbe shkruajnë se Vuçiq do të marrë pjesë edhe në nënshkrimin e kontratës për blerjen e dy aeroplanëve trasnporttues CASA C-295 të Kompanisë “Airbus”.
Nuk është fajtore Qeveria, zbrazja e këtij vendi ka filluar prej vitit 2008 e këndejLexoni edhe:
Vuçiq ka thënë se në Madrid ndër të tjera do t’i ftojë për vizitë në Serbi Mbretin dhe Kryeministrin Sanchez.
Spanja është është njëra nga 5 shtetet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, krahas Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë. Athina muajve të fundit ka dhënë shenja se mund të lëvizë drejtë njohjes, por javën që shkoi Kryeministri grek tha në Beograd se nuk do ta bëjnë këtë.
(Kosova Sot Online)