Antidroga brenda pak ditësh konfiskoi marihuanë në vlerë 1 milion euro dhe mbi 80 kg heroinë

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 08:25
Antidroga brenda pak ditësh konfiskoi marihuanë në vlerë 1 milion euro dhe mbi 80 kg heroinë

Brenda pak dite njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës, kanë arritur të konfiskojnë narkotikë në vlerë 1 milion euro si dhe mbi 80 kilogramë drogë të llojit heroinë.

Ka pak orë që nga aksioni i gjerë i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe Prokurorinë, nga ku rezultoi me arrestimin e shtatë personave të dyshimtë.

Përpos arrestimit të tyre, zyrtarët policorë kanë arritur edhe konfiskimin e 83.5 kilogramëve drogë të llojit heroinë.

Por ky aksion nuk është i pari gjatë këtyre ditëve.

Ka kaluar vetëm pak ditë që nga aksioni i kaluar i antidrogës nga ky u konfiskuan substanca narkotike në vlerë 1 milion euro.

Nga aksioni policor i realizuar në Shirokë të Komunës së Suharekës janë arrestuar gjashtë persona, janë gjetur 32 kilogramë narkotikë e llojit marihuanë, 2 mijë e 59 bimë të mbjellura në saksi, të gjitha këto tashmë të konfiskuara.

Poashtu nga ky rast janë konfiskona edhe narkotikë që ishin të përgatitura dhe të gatshme për shitje.

Laboratori ku janë gjetur narkotikët i ka pasur të gjitha pajisjet e nevojshme për kultivimin e bimës së kanabisit si: ndriçimin e posaçëm, sistemin e ujitjes, sistemin e ajrosjes, peshore, qese, si dhe sasi të konsideruar të dheut të vendosura në thasë.
Nga ky aksion janë sekuestruar: 3 automjete të markave BMW, Ford dhe Opel Zafira; 6 celularë; para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denar maqedon; – një DVR; dhe një llaptop.

E aksione të ngjashme të antidrogës janë realizuar gjatë vitit të kaluar dhe këta dy muaj thuajse gjatë tërë kohës.

E nga aksioni i sotëm u konfiskuan mbi 83 kilogramë drogë të llojit heroinë.

Në një konferencë për media prokurori, Shukri Jashari ka deklaruar se kjo ngarkesë e narkotikëve ishte nisur nga Turqia dhe për destinacion kishte qytetin e Prishtinës.

“Gjatë kontrollit nga Dogana e Kosovës është dyshuar se në automjetin transportues përpos mallrave të ndryshme ishin dhe 32 reflektor në të cilat kanë qenë nga pesë qese të dyshuara të narkotikëve të llojit heroinë .Gjithsej 160 paketime, meqë rast malli është sekuestruar nga policia përkatësisht Drejtoria për luftimin e narkotikëve”, ka deklaruar Jashari.

Poashtu nga ky operacion është konfiskuar edhe një mjet transportues kombi dhe një vetura Land-Rover.

“Aktualisht janë duke u realizuar disa bastisje në Pejë, Prishtinë dhe po bastisen gjithsej pesë lokacione. Në këtë aksion janë arrestuar shtatë persona, e dy janë në vendim. Me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar” e narkotikëve”, shtoi tutje prokurori Jashari.

(Kosova Sot Online)