Rubla ruse bie për toke, bursa e Moskës e ndalë komplet tregtinë

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 08:28
Rubla ruse bie për toke, bursa e Moskës e ndalë komplet tregtinë

Nivel rekord të ulët ka shënuar Rubla ruse, raporton The Guardian.

Rubla ruse ka rënë me 5.4% në një nivel të ulët rekord të enjten, pasi tregjet financiare u tronditën nga vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

Bursa e Moskës tha të enjten në mëngjes se kishte pezulluar tregtimin në të gjitha tregjet.

Shpërthimet e para u dëgjuan në qetësinë para agimit të kryeqytetit ukrainas të Kievit. “The Guardian” shkruan se forcat ruse qëlluan me raketa në disa qytete të Ukrainës dhe zbarkuan trupa në bregun jugor të saj të enjten.

Të shtëna me armë zjarri gjithashtu u dëgjuan pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit, tha agjencia e lajmeve Interfax.

(Kosova Sot Online)