Ukraina publikon pamjet: Ja si futen trupat ruse në Ukrainë

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 08:55
Ukraina publikon pamjet: Ja si futen trupat ruse në Ukrainë

Shërbimi i kufirit shtetëror ukrainas ka publikuar pamjet e futjes së trupave ruse në Ukrainë nga një pikë kufitare.

Video, sipas autoriteteve ukrainase, tregon futjen e trupave ruse nga Krimea.

Më herët, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës nga forcat ruse.

Nga ai moment ka pasur sulme të shumta ndaj disa qyteteve ukrainase. 

(Kosova Sot Online)