Harta e sulmit rus në Ukrainë, raportime nga banorët

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 09:01
Harta e sulmit rus në Ukrainë, raportime nga banorët

CNN ka mundur të krijojë një hartë të sulmit të Rusisë në territorin e Ukrainës, në orët e para të mëngjesit.

Sipas dëshmitarëve, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kiev, Kharkiv, Kramatorsk, Dnipro, Mariupol, Odessa, Zaporizhzhia, raporton A2CNN.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy i është drejtuar popullit rus ku i ka kërkuar që të parandalojnë luftën.

Në një adresim pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, ai ka kërkuar që të dëgjohet “zëri i arsyes” dhe të ndalet lufta nga rusët.

“Sot kam inicuar një telefonatë me presidentin rus. Rezultati ishte heshtje”, ka thënë ai duke konfirmuar se Putin nuk iu lajmërua.

“Ndahemi nga 2000 kilometra kufij të përbashkët, ku 200,000 ushtarë tuaj dhe mijëra makina ushtarake po qëndrojnë. Po ju thonë se kjo po bëhet për të liruar popullin ukrainas, por ne jemi të lirë”, ka thënë ai.

“E di se fjalimi im nuk do të transmetohet në Rusi, por rusët duhet ta shohin. Dëgjoni veten tuaj, zërin e arsyes. Populli ukrainas do paqe”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)