Gjendet e vdekur nga familjarët një e mitur në Gjilan

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 09:23
Gjendet e vdekur nga familjarët një e mitur në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur është gjetur e vdekur në Gjilan nga familjarët e saj.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”, derisa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Gjilan 22.02.2022 – 22:55.  Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e  ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)