Policia zbarkon në lagjen “Marigona”, aksioni ndërlidhet me kapjen e 83 kilogramëve drogë

  • G.G /
  • 24 February 2022 - 10:35
Policia zbarkon në lagjen “Marigona”, aksioni ndërlidhet me kapjen e 83 kilogramëve drogë

Në vazhdën e aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, me njësitet e tyre të Anti-drogës, bastisje kundër narkotikëve janë duke u zhvilluar edhe në lagjen e famshme, “Marigona”, në dalje të Prishtinës.

Burime të Demokracia.com brenda policisë bëjnë të ditur se në këtë aksion janë konfiskuar dy vetura të vjetra, por me vlerë të madhe në treg, dhe disa dokumente që dyshohen se ndërlidhën me rastin e aksionit te sotëm të Policisë së Kosovës ku u kapën mbi 83 kilogramë heroinë, të pranishëm janë edhe Dogana e Kosovës.

Aksion pati edhe në qytetin e Pejës, që po ashtu lidhej me kapjen e kësaj sasie të madhe të drogës.

Kryeprokurori i Kosovës, Shukri Jashari, në një konferencë për media ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksion që ka zhvilluar Policia e Kosovës.

Ai tregoi se droga kishte destinacion qytetin e Prishtinës, ndërsa kishte ardhur nga Turqia. 

(Kosova Sot Online)