Gjenerali shqiptaroamerikan porosit: Shqiptarë siguroni ushqime për gjashtë muajt e ardhshëm!

  • G.G /
  • 24 February 2022 - 10:44
Gjenerali shqiptaroamerikan porosit: Shqiptarë siguroni ushqime për gjashtë muajt e ardhshëm!

Gjenerali shqiptaroamerikan Muharrem Maralusha, duke iu referuar shpërthimit të luftës në Ukrainë, dhe rrezikut që sjellë ajo për Kosovën, nga një agresion i mundshëm serb, këshillon që shqiptarët në Kosovë të sigurojnë rezerva ushqimore për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm.

“I këshilloj banorët e Kosovës që të kenë mjaft ushqime për gjashtë muaj”, ka shkruar Maralusha, në orët e hershme të mëngjesit sipas kohës sonë.

Ai paralajmëron se gjendja mund të përshkallëzohet në Kosovë, dhe politikanë si Albin Kurti, nuk kanë përvojë në njohjen e gjendjeve emergjente.

“Se situata në Kosovë nuk do të jetë e kënaqshme. Mos u mbështetni në Albinin me e zgjedhë një zgjedhje se ky nuk ka kapacitet as dijeni për situata emergjente”, shkruan Maralusha.

Ndërsa, në një përgjigje me lexuesit e tij, gjenerali shqiptar-amerikan, sqaron se ai ka një përvojë profesionale në sigurinë ushtarake prej më se 50 vitesh.

“Kualifikimet e mia janë: 50 vjet në sigurimin ushtarak. Kur dola në PENSION, Albinit ia ofrova shërbimet e mia, por kualifikimet e mia nuk ishin të mjaftueshme për të. Për drejtor të AKI-së e pruni një individ, që ka vetëm gjashtë muaj eksperiencë. Për ministër të Mbrojtjes e pruni një të jashtëm, që ende nuk është mësuar si me ecë në një rresht ushtarak”, ndërsa e kritikon sërish Albinin, tek i cili nuk e sheh një figurë të përshtatshme për këto situata.

Rusia në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një furi sulmesh të shumëfishta, të kombinuara me sulme të luftës speciale në shumë qytete dhe me sulmet tokësore në Donbas, një krahinë e madhe Ukrainase, jo administrative, që përkon edhe me dy krahinat seperatiste Luhan dhe Donetsk.

Për shkak të shpërthimit të kësaj lufte, raportohet se Kina ka siguruar rezerva ushqimore në dy muajt e fundit, sa për 65 % të popullatës botërore.

(Kosova Sot Online)