Polonia përgatit 120 spitale për ukrainasit e plagosur nga sulmet ruse

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 15:36
Polonia përgatit 120 spitale për ukrainasit e plagosur nga sulmet ruse

Polonia po përgatit një tren për të transportuar ukrainasit e plagosur nga sulmet ruse, ka thënë Ministria e Shëndetësisë për Reuters.

“Polonia po përgatitet të pranojë emigrantë nga Ukraina , përfshirë qytetarët ukrainas të prekur nga konflikti i armatosur.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që çdo person që hyn në territorin e Polonisë të ketë akses në kujdesin shëndetësor, përfshirë shtrimin në spital. Në spitale po përgatiten shtretër për pranimin e të plagosurve”, thanë autoritete zyrtare.

Ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Adam Niedzielski,  deklaroi se Polonia ka  përgatitur një listë me 120 spitale ku mund të trajtoheshin personat e prekur nga konflikti në Ukrainë.

“Në total, ne vlerësojmë për momentin se do të ishte e mundur të pranoheshin disa mijëra pacientë të lënduar si rezultat i armiqësive, përfshirë ata të plagosur rëndë”, tha ai për mediat lokale.

(Kosova Sot Online)