Pamje nga nëntoka e Kievit, njerëz të shumtë duke fjetur nëpër tokë, të tjerë duke kontrolluar lajmet e fundit

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 09:29
Pamje nga nëntoka e Kievit, njerëz të shumtë duke fjetur nëpër tokë, të tjerë duke kontrolluar lajmet e fundit

Banorë të panumërt të Kievit po flenë në stacionet e metrosë nëntokësore ndërsa afrohet mesnata në Ukrainë.

Njerëzit, disa prej të cilëve kanë marrë edhe kafshët e tyre shtëpiake, dhe madje edhe dyshekët me ajër ,janë kryesisht të qetë, thotë një i evakuuar, shkruan BBC

“Vendi nuk është shumë i mbushur me njerëz, shumica e njerëzve po lëvizin me telefona nëpër duar, duke u përpjekur të kapin lajmet më të fundit”, thotë Oksana Potapova.

“Ne dukemi mjaft të vendosur për të kaluar natën këtu”, thotë ajo.

(Kosova Sot Online)