KQZ-ja ta heton jo vetëm financimin e partive politike, por edhe financimin individual!

KQZ-ja ta heton jo vetëm financimin e partive politike, por edhe financimin individual!
KQZ-ja ta heton jo vetëm financimin e partive politike, por edhe financimin individual!

Nexhat Haziri

  • 25 February 2022 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Nuk mund të ketë shoqëri demokratike e as institucione demokratike me legjitimitet qytetar në rast të mungesës së transparencës mbi financimin e partive politike, pasi çdo financim i dyshimtë ndikon negativisht në përformancën e partive politike dhe në qeverisjen e institucioneve, pasi është e vetëkuptueshme që asnjë grup interesi , donator apo çfarëdo qoftë nuk financon, nëse paraprakisht nuk iu ka premtuar se do ti kthehen shumë fushë në forma të ndryshme.

Transparenca e shpenzimeve dhe financave te partive politike , sidomos ne fushata zgjedhore është e shëndetshme për vet demokracinë në vend por edhe për funksionimin e institucioneve shtetërore që nga ato lokale e deri te ato qendroret të pandikuara nga grupe interesi dhe të parapolitikës. Andaj vendimi i KQZ-së për publikimin e raporteve financiare të partive politike dhe shpenzimet e tyre gjatë fushata zgjedhore, është në drejtim të ngritjes së transparencës të partive politike në raport me publikun duke I dhënë fund praktikës së kaluar kur partitë politike kanë fshehur donatorët e tyre dhe adresat e burimit te të ardhurave të tyre sidomos në procese zgjedhore. Megjithatë mendoj se do të ishte shumë domethënëse që këto reporter mos të jenë të përgjithësuara apo vetëm tek partia si organizatë, por edhe në drejtim individual sidomos atyre të zgjedhurve, pasi jo pak kandidat qoftë në zgjedhjet lokale apo ato qendrore, sidomos për deputet, por edhe atyre kandidatëve për kryetar të komunave, financohen edhe në mënyrë individuale nga donator të ndryshëm.

Andaj çdo transparencë dhe verifikim I financimit të partive politike ndikon edhe në uljen e shkallës së blerjes së votës një fenomen ky që është prezent në Kosovë, duke e dëmtuar procesin zgjedhor dhe nivelin e përfaqshmit të vullnetit të qytetarëve. Nuk mund të ketë shoqëri demokratike e as institucione demokratike me legjitimitet qytetar në rast të mungesës së transparencës mbi financimin e partive politike, pasi çdo financim i dyshimtë ndikon negativisht në përformancën e partive politike dhe në qeverisjen e institucioneve, pasi është e vetëkuptueshme që asnjë grup interesi , donator apo çfarëdo qoftë nuk financon, nëse paraprakisht nuk iu ka premtuar se do ti kthehen shumë fushë në forma të ndryshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".