Pamjet tronditëse të foshnjave të porsalindura që qëndrojnë në bodrum, ndërsa raketat e Putinit fluturojnë mbi Ukrainën

  • G.G /
  • 25 February 2022 - 10:45
Pamjet tronditëse të foshnjave të porsalindura që qëndrojnë në bodrum, ndërsa raketat e Putinit fluturojnë mbi Ukrainën

Foshnjat e porsalindura në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, po kalojnë ditët e para të jetës në një strehë të improvizuar në spital, ndërsa forcat ruse pushtuan vendin.

Foshnjat të cilat ishin nënë kujdes intensiv, u transferuan me nxitim në një dhomë që dukej se ishte një dhomë në bodrumin e spitalit.

Infermierët shihen duke u kujdesur për foshnjat, disa prej tyre duke i mbajtur në krahë, e disa duke i përqafuar.

Infermieret e tjera shihen duke i vendosur oksigjenin foshnjave të cilat kanë vështirësi në frymëmarrje.

Foshnjat, të cilat dukej se ishin nga mosha disa orëshe deri në vetëm disa ditë, u mbështollën me batanije me ngjyra të ndryshme dhe u shtrinë në shtretër të improvizuar.

Foshnjat u dërguan në strehën e improvizuar pasi qyteti ukrainas u godit nga raketa ndërsa Rusia pushtoi vendin të enjten, 24 shkurt 2022 herët në mëngjes.

Raketat goditën objektivat në Dnipro, Kharkiv dhe një numër vendesh të tjera.

Forcat ruse thuhet se kanë shkatërruar më shumë se 70 objektiva ushtarakë në Ukrainë, 11 fusha ajrore mes tyre, pohoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë të enjten.

(Kosova Sot Online)