Barbare: Tanku rus shkel mbi veturën me njerëz që ishte në lëvizje

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 11:02
Barbare: Tanku rus shkel mbi veturën me njerëz që ishte në lëvizje

Ushtria ruse që ka filluar pushtimin e Ukrainës, po përdorë tanket e saj edhe mbi civilë.

Një video-incizim amator që po qarkullon në rrjete sociale shfaq tankun rus i cili shkel mbi një veturë në lëvizje me civilë brenda.

Të njëjtën video e ka shpërndarë në Twitter edhe këshilltari i opozitares Bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya.

“Në Ukrainë, një tank rus ka kaluar mbi veturën me civilë. Pamje tmerruese. Mendimet e mia janë me njerëzit e Ukrainës”, ka shkruar ai.

Raportohet se personi që ishte në veturë ka shpëtuar.

(Kosova Sot Online)