Ukraina paralajmëron për rritje të rrezatimit nga Çernobili

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 11:29
Ukraina paralajmëron për rritje të rrezatimit nga Çernobili

Agjencia bërthamore ukrainase paralajmëroi për rritje të nivelit të rrezatimit nga Çernobili të premten, një ditë pasi forcat ruse e morën kontrollin e vendit ku ka mbetje bërthamore.

Centrali famëkeq është nxjerrë nga përdorimi që nga viti 1986, kur njëri nga reaktorët e tij kishte shpërthyer, duke përhapur re radioaktive nëpër Evropë, shkruan Deutsche Welle.

Agjencia raportoi se ka vërejtur nivel më të lartë të rrezatimit me rreze gama, për të cilin i fajësoi lëvizjen e shumë mjeteve të rënda ushtarake nëpër zonë dhe lirimin e pluhurit radioaktiv në ajër.

Rusia i ka mohuar raportimet për shtim të rrezatimit. Autoritetet ruse thanë se trupat e këtij vendi e kanë marrë nën kontroll zonën për t’i parandaluar “provokimet” nga Kievi.

(Kosova Sot Online)