E quajti noter, Konjufca i reagon Haradinajt për gjuhën e përdorur në Kuvend

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 11:50
E quajti noter, Konjufca i reagon Haradinajt për gjuhën e përdorur në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pasi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i quajti noterë të kryeministrit Albin Kurti, Konjufcën dhe presidenten Vjosa Osmani.

Ai reagoi edhe për gjuhën e përdorur ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve të VV-së, që i quajti teknik të dialogut.

“Z.Haradinaj kujdes në terminologjinë që e përdorni tjera herë. Respekto fjalorin tuaj për kolegët deputet por edhe për anëtarët e Qeverisë”, tha Konjufca.

Kjo pasi sipas Haradinajt, Qeveria Kurti po e zhvillon dialogun vetëm në nivel teknik.

(Kosova Sot Online)