Pamje të banesave të shkatërruara në ditën e dytë të sulmeve të Rusisë në Ukrainë

  • 25 February 2022 - 13:04
Pamje të banesave të shkatërruara në ditën e dytë të sulmeve të Rusisë në Ukrainë

Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit Kiev më 25 shkurt, pasi e sulmoi nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë.

Presidenti ukrainas, Zelenskiy, tha se ushtria ruse kreu sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe dërgoi trupa dhe tanke, që vranë 137 civilë dhe personel ushtarak.

Një grua ecën para një ndërtese banimi të dëmtuar në rrugën Koshytsa, një periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev, ku dyshohet se goditi një predhë ushtarake, më 25 shkurt 2022.

Një djalë i vogël qëndron para një ndërtese banimi, për të cilën vendasit thanë se ishte dëmtuar nga bombardimet e fundit, në Yasynuvata, rajoni i Donjeckut.

Një vajzë e vogël kalon pranë një ndërtese banimi, për të cilën vendasit thanë se ishte dëmtuar nga bombardimet e fundit, në qytetin Yasynuvata të kontrolluar nga separatistët në rajonin e Donjeckut, Ukrainë, 24 shkurt 2022.

Një burrë shikon nga dritaret e dëmtuara të një ndërtese banimi në rrugën Koshytsa, një periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev, ku dyshohet se goditi një predhë ushtarake, më 25 shkurt 2022.

Zjarrfikësit shuan një flakë në një ndërtesë banimi të dëmtuar në rrugën Koshytsa, një periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev, herët më 25 shkurt 2022. 

Njerëzit qëndrojnë jashtë një ndërtese banimi të shkatërruar në natën e dytë të sulmeve ruse, Kiev, 25 shkurt 2022. 

Një ndërtesë banimi shihet e dëmtuar, pasi Rusia vazhdoi ditën e dytë të operacionit masiv ushtarak kundër Ukrainës, në Kiev, 25 shkurt 2022.

Zjarrfikësit punojnë për të shuar zjarrin në një ndërtesë pas bombardimeve në qytetin lindor të Ukrainës, Chuguiv, më 24 shkurt 2022.

Ndërtesë e dëmtuar në Kiev në ditën e dytë të sulmeve nga Rusia ndaj Ukrainës.

Një ndërtesë banimi e dëmtuar shihet pasi Rusia nisi një operacion masiv ushtarak kundër Ukrainës, në Kiev, 25 shkurt 2022.

Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të shuar zjarrin në një ndërtesë banimi në Kiev, pasi Rusia vazhdoi sulmet në ditën e dytë të operacionit masiv ushtarak kundër Ukrainës, 25 shkurt 2022.

Banorja Natali Sevriukova duke qarë pranë shtëpisë së saj të shkatërruar pas një sulmi me raketa në qytetin e Kievit, Ukrainë, të premten, 25 shkurt 2022.

Një pamje e një ndërtese banimi të dëmtuar në periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev, herët në mëngjesin e 25 shkurtit 2022.

Një dhomë e dëmtuar e një ndërtese banimi, pasi Rusia nisi një operacion masiv ushtarak kundër Ukrainës, në Kiev, më 25 shkurt 2022.

Një ndërtesë banimi e dëmtuar, në Kiev, Ukrainë, 25 shkurt 2022.

Një ushtar qëndron para një ndërtese banimi të shkatërruar në Kiev.

Një grua pastron mbeturinat në një ndërtesë banimi të dëmtuar në rrugën Koshytsa, një periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev, që dyshohet se u godit nga një predhë ushtarake, më 25 shkurt 2022.

Një person ecën pranë mbetjeve të një avioni të paidentifikuar, që u përplas në një shtëpi në një zonë banimi në Kiev, Ukrainë 25 shkurt 2022.

(Kosova Sot Online)