Sanksione ndaj Rusisë edhe në muzikë: Dirigjentit rus i afërt me Putinin s’do t’i lejohet të performojë në Itali

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 13:09
Sanksione ndaj Rusisë edhe në muzikë: Dirigjentit rus i afërt me Putinin s’do t’i lejohet të performojë në Itali

Dirigjenti rus, Valery Gergiev, që njihet si i afërt me presidentin Putin, s’do t’i lejohet të udhëheqë me Orkestrën e Operës në Milano të Italisë, nëse ai nuk e dënon pushtimin rus të Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala i ka thënë dirigjentit rus Valery Gergiev, se ai nuk do të lejohet të drejtojë orkestrën në teatrin prestigjioz të operës La Scala në mars, nëse ai nuk dënon pushtimin rus të Ukrainës, raporton The Guardian.

Kryebashkiaku Giuseppe Sala, i cili është gjithashtu president i La Scala, tha se i kërkojnë dirigjentit rus që të mbajë qëndrim kundër pushtimit rus.

“Ne i kërkojmë që të mbajë një qëndrim të qartë kundër këtij pushtimi dhe në rast se nuk e bën këtë, do të duhet të heqim dorë nga bashkëpunimi”, tha ai.

Gergiev,  drejtor muzikor i Teatrit Mariinsky të Shën Petersburgut, i cili u nderua me çmimin Hero i Punës i Federatës Ruse nga Putin, do të kthehet në La Scala më 5 mars për të përfunduar një program të “Mbretëresha e Spades” të Çajkovskit.

(Kosova Sot Online)