Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës jep shifrat e fundit për numrin e ushtarëve rusë të vrarë

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 14:22
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës jep shifrat e fundit për numrin e ushtarëve rusë të vrarë

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës më shumë se 1 mijë ushtarë rusë janë vrarë.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se Rusia s’ka pasur kaq shumë viktima në asnjë konflikt tjetër të armatosur.

“Sot numri i të vdekurve nga forcat okupuese të Federatës Ruse është më shumë se 1 mijë. Rusia nuk ka pësuar një numër kaq të madh viktimash gjatë kësaj periudhe luftarake në të gjithë periudhën e ekzistencës së saj në asnjë nga konfliktet e armatosura që ka nisur”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)