Është i punësuar në Gasprom, çfarë thotë ish- kancelari Schroeder për luftën në Ukrainë

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 14:26
Është i punësuar në Gasprom, çfarë thotë ish- kancelari Schroeder për luftën në Ukrainë

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, i cili është edhe i punësuar në kompaninë ruse “Gasprom”, u ka kërkuar vendeve evropiane që të mos ndërpresin plotësisht lidhjet e tyre me Rusinë, pavarësisht sulmit të nisur ndaj Ukrainës.

Schroeder, i cili e ka përshkruar veten si mik të presidentit rus Vladimir Putin, shtoi se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ka pasur shumë gabime – nga të dyja palët. Por interesat e sigurisë së Rusisë nuk justifikojnë as përdorimin e mjeteve ushtarake,” tha Schroeder në LinkedIn.

“Me sanksionet e nevojshme, duhet pasur kujdes që të mos ndërpriten plotësisht lidhjet e mbetura politike, ekonomike dhe të shoqërisë civile që ekzistojnë midis Evropës dhe Rusisë”, ka thënë tutje Schoreder, shkruan Gbnews.uk

Ndërkohë vendet perëndimore po vazhdojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës.

Ndërkohë, BE-ja ka zbuluar një paketë të dytë që do të godasë “rëndisht” ekonominë e Rusisë, siç thotë shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.

(Kosova Sot Online)