BE pritet të ngrijë asetet evropiane të Putinit dhe Lavrovit

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 14:34
BE pritet të ngrijë asetet evropiane të Putinit dhe Lavrovit

Një zyrtar i bllokut evropian ka thënë se Bashkimi Evropian ka vendosur të ngrijë asetet evropiane të presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavov, transmeton BBC.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ndonjëri prej tyre ka asete të mëdha në BE.

Ndryshe, Ministrat e jashtëm nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të takohen të premten për një seancë urgjente mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Diplomatët thanë se takimi do të përfshijë diskutimin e opsioneve të mëtejshme për të mbështetur Ukrainën dhe mënyrën se si blloku duhet të merret me Rusinë tani e tutje.

Ky takim vie pasi udhëheqësit e BE-së ranë dakord për një paketë të re masive sanksionesh ndaj Rusisë të enjten mbrëma që shënjestron sektorët e energjisë, financave dhe transportit të vendit.

(Kosova Sot Online)