Zelensky nga Kievi i kundërpërgjigjet propagandës ruse: Jam këtu, do ta mbrojmë shtetin tonë

  • S.A /
  • 26 February 2022 - 08:33
Zelensky nga Kievi i kundërpërgjigjet propagandës ruse: Jam këtu, do ta mbrojmë shtetin tonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, është lajmëruar me një video-mesazh të xhiruar në qendër të Kievit, pas lajmeve të rrejshme që thotë se po shpërndahen.

Video-mesazhi i Zelenskyt është shpërndarë nga “The Kyiv Independent”, e ku Zelensky dëgjohet duke thënë se s’do t’i lëshojnë armët dhe se do ta mbrojnë shtetin e tyre. “Ka shumë informacione të rrejshme online se unë i kam bërë thirrje ushtrisë që t’i lënë armët dhe se ka evakuim. Unë jam këtu. Ne s’do t’i lëshojmë armët tona. Ne do ta mbrojmë shtetin tonë”, ka thënë Zelensky.Media të ndryshme raportojnë për luftime të ashpra në Kiev. Forcat ukrainase po bëjnë përpjekje të zmbrapsin ushtrinë ruse, e cila synon të marrë kontrollin e Kievit.Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se në një pjesë të qytetit ka “betejë të ashpër”, ndërsa “luftimet aktive” po zhvillohen në disa rrugë.

Më shumë se 50 shpërthime dhe të shtëna me artileri të rëndë janë dëgjuar në kryeqytet, raportoi gazeta Kyiv Independent. Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha se ushtria e ka nën “kontroll” situatën në Kiev. “Ne po e ndalojmë hordhinë, duke i përdorur të gjitha mjetet në dispozicion”, tha ai, raporton ueb-faqja ukrainase e lajmeve Lb.ua. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, paralajmëroi dje se Rusia do të përpiqet “të sulmojë” Kievin të premten mbrëma. “Këtë natë, armiku do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer rezistencën tonë”, tha ai. “Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani… Qëllimi ynë kryesor është ta përfundojmë këtë gjakderdhje”, tha Zelenskyi.

(Kosova Sot Online )