Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Prishtinë

  • S.A /
  • 26 February 2022 - 08:42
Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Prishtinë

Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Prishtinë. Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion. “Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 25.02.2022 – 16:40. Raportohet se në shtëpinë e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )