Arrestohet një person, e sulmoi sek*ualisht të dashurën e mitur

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 10:26
Arrestohet një person, e sulmoi sek*ualisht të dashurën e mitur

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij të mitur.

E mitura me vendim të prokurorit është dërguar për ekzaminimin mjekësor.

Ndërkaq I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 25.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij viktimën femër  kosovare-e mitur. Me vendim të prokurorit, viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)