Çdo i dyti qytetar i Kosovës i gatshëm të largohet nga vendi!

Çdo i dyti qytetar i Kosovës i gatshëm të largohet nga vendi!
Çdo i dyti qytetar i Kosovës i gatshëm të largohet nga vendi!

Blerim Burjani

  • 26 February 2022 - 09:08

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani 

Tash ikja është bërë trend. Çdo i dyti që e takoni në rrugë,  pa marr parasysh moshën, pra shumica, janë të gatshëm të lëshojnë vendin. Është bërë dëshpërim i madhe sepse akoma s’ka zhvillime të prekshme pozitive. Ekonomia e dobët , sektori privat i dobët në zhvillim, edukim i dobët, punë jo, pra akoma asgjë joshëse dhe interesante për ta parë si ndryshim substancial në këtë vend nuk po ndodhë.

Fatkeqësisht edhe në këtë Qeveri, sikurse në qeveritë e kaluara, lëvizja e kuadrove profesionale drejtë vendeve të zhvilluara të BE-së, është duke vazhduar me dinamikë të pa ndryshuar. Kjo po ndodhë   në kontinuitet sepse edhe kjo qeveri po sikur të tjerat, nuk e kanë marr seriozisht këtë punë për ta parandaluar duke stimuluar qëndrimin në vend me përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetës. Të rinjtë po humbin shpresën edhe me këtë qeveri, por s’ka ndryshim, sërish kemi punësim partiak , familjar, sërish mos besim, sërish punësim pa meritë.

Pra s’ka akoma asgjë të re. Mjafton të përmendin emërimin e ambasadorëve me të njohshëm , apo m lidhje , emërimi në Buksel dhe shumë emërime. Në mëngjes emërime e në mbrëmje  ua blejnë biletën për destinacion të dërgimit në ambasada. Kjo ka dekurajuar shumë të rijnë që kanë diplomuar edhe jashtë edhe brenda vendit ,shumica janë dëshpëruar, njëjtë militant partiak të propozuar nëpër borde , humbi edhe shpresa e fundit e rinisë së Kosovës, pritjet e mëdha dështuan.

Tash ikja është  bërë trend. Çdo i dyti që e takoni në  rrugë, pa marr parasysh moshën, pra shumica, janë të gatshëm të lëshojnë vendin. Është bërë dëshpërim i madhe sepse akoma s’ka zhvillime të prekshme pozitive. Ekonomia e dobët , sektori privat i dobët në zhvillim, edukim i dobët, punë jo, pra akoma asgjë joshëse dhe interesante për ta parë si ndryshim substancial në këtë vend nuk po ndodhë. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".