Identifikohet personi që vdiq pasi i shpërtheu vetura në një pompë të derivateve në Ferizaj

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 10:36
Identifikohet personi që vdiq pasi i shpërtheu vetura në një pompë të derivateve në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar personi që vdiq pasi i shpërtheu vetura në një pompë të derivateve në Ferizaj.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar sipas policisë.

“Ferizaj 07.02.2022 – 17:47. Lidhur me rastin, më 25.02.2022 me anë të ADN-së është identifikuar viktima mashkull  kosovar, i cili kishte humbur jetën me rastin e shpërthimit të veturës. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)