Gratë në Ukrainë bëjnë koktej molotovi për të sulmuar ushtrinë ruse

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 16:43
Gratë në Ukrainë bëjnë koktej molotovi për të sulmuar ushtrinë ruse

The Guardian ka publikuar një fotografi të disa grave në qytetin Dnipro të Ukrainës, e ku shihen duke bërë koktej molotovi për ta sulmuar ushtrinë ruse.

“Gratë në Dnipro kanë bërë kokteje molotovi nga polistireni dhe shishet e birrës, të cilat mund t’i përdorin kundër forcave ruse”, shkruan The Guardian.

Në ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas që t’i rezistojnë armikut rus dhe ta neutralizojnë atë. Madje ata u kanë kërkuar që të përgatisin koktej molotovi.

Përmes një postimi në Twitter, kjo ministri i paralajmëroi qytetarët se forcat e armikut ndodhen në Obolon dhe kërkoi që ata t’i ofrojnë informacione rreth lëvizjes së pajisjeve ushtarake.

Në kërkesën e ministrisë gjithashtu përfshihet një sugjerim për banorët se si të rezistojnë, duke u bërë thirrje që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

“Përgatitni koktej molotovi, neutralizojeni pushtuesin! Banorë paqësorë – jini të kujdesshëm! Mos u largoni nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)