Pamjet e trishta nga Kievi, askush nuk ndihet më i sigurt

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 16:55
Pamjet e trishta nga Kievi, askush nuk ndihet më i sigurt

Kiev është “zgjuar” i zymtë edhe sot, ashtu si dy ditët e mëparshme, me ndërtesa që janë shkatërruar nga lufta dhe rrugët që janë bosh, ndërsa frika ka pushtuar të gjithë qytetarët, shkruan BBC.

Sulmi në bllokun e apartamenteve duket si një skenë filmi. Dhe është mrekulli fakti që nuk është regjistruar asnjë viktimë.

“Nuk është mrekulli,” thotë një vendas Yuri. “Shumica e njerëzve janë strehuar në vende të ndryshme, në stacionet e metrosë apo vende të përkohshme ose një pjesë e tyre është larguar tashmë.

Në rrënoja gjenden copëza të jetesë tashmë në Kiev- një libër, një fotografi e një fëmije, një tastierë.

Një familje me fëmijë të vegjël nxiton për tu larguar, duke mbajtur çantat dhe një karrocë fëmijësh. Më pas futet në një furgon për tu larguar nga pushtimi rus, pasi në këtë kryeqytet europian, askush nuk është më i sigurt.

(Kosova Sot Online)