‘Dreq e Zullumqar’ Ky është komenti i imamit nga Shkupi për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës

  • 28 February 2022 - 08:27
‘Dreq e Zullumqar’ Ky është komenti i imamit nga Shkupi për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës

Një imam nga Shkupi, hoxhë Muharrem Ismaili, ka komentuar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, në një paraqitje të tij.

Ai gjatë fjalimit e ka quajtur ”dreq’’ dhe ”zullumqar”, presidentin ukrainas, madje sulmin rus ndaj tyre e quajti të parastësishëm.

”Sot dje pardje, muhabetin kryesor jemi duke e bo për luftën Ukrainë-Rusi, tema kryesore a unë ju thomë se rastësisht ju ka plasur sherri Ukrainës në oborr? Nuk është rastësisht, se para pak kohe kur Izraeli e luftojke Palestinën, kryetari i Ukrainës, qaj dreqi që del sot dhe rrin për gjynah aty, ai dilke dhe qajke për mediume për jahuditë”. ka thënë hoxha Muharem.

”Ky i qajke jahudit, zullimqaret nuk duhet me na u dhimt, se atij zullumqarit ia qon alluhu një zullumqar ma të madh, ne kemi thonë në hutbe, o Allah zullumqarit të vogel qoja një zullumqar të madh, e qitash i ka ardh një zullumqar me emrin Rusi, e tash din qysh me e trajtu zullumqarin se ka lotë krokodili”, tha ai.

Madje ai thotë se në këtë përballje ku përfshin edhe NATO-n, Rusia do dalë fitimtare.

”Asgjë nuk kanë me mujt me i bo Rusisë, se ata janë zullumqarë, se zullumqaret le te kapen ne s’kemi pse mërzitemi për ta. Europa nuk e ndali zullumin në Siri, e shkatërrun atë vend të bekum, e tash zullumi i ka ardh në derë”.

Siç vërehet në këtë video, kjo paraqitje e imamit nga Shkupi, ndodhi të enjten që e lëmë pas.

(Kosova Sot Online)