Po ngushtohet laku për ata që janë pasuruar me krim të organizuar!

Po ngushtohet laku për ata që janë pasuruar me krim të organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 28 February 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Luftimi i të gjitha e krimeve, nga ato më të zakonshme si vepra kundërvajtëse e deri te krimet ordinere ta mafies e nëntokës kriminale të krimit të organizuar, që ka filluar nga kjo Qeveri, tani po dëshmohet se ato premtimet e dhëna nuk ishin fjalë të kota por po bëhen realitet. Sado të kriminelët po i frikësohen këtij realiteti, populli është duke e parë secilin veprim me pozitivistet dhe besim, duke e krijuar bindjen se kur ka votuar nuk kanë gabuar, po binden se me të të vërtetë kjo Qeveri, sado që po hasë në vështirësi do ta mbaj fjalën e dhënë për ti dhënë goditje krimit dhe fuqizuar në secilin segment të jetës sundimin e ligjit. Qytetarët mezi po presin që të miratohen dy ligjet që kanë të bëjnë me zbulimin detaj të prejardhjes së pasurisë dhe rrugën e krijimit të saj.

Ish të korruptuarit për dy dekada, dhe abuzuesit e pushtetit, po e shohin miratimin e Ligjit për Deklarimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së kundërligjshme, si dhe Ligjit për formimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë si një rrezik serioz të zbulimit të pasurimit të tyre përmes rrugëve të krimit, dhe detyrimi për ta dorëzuar pasurinë e pa merituar në buxhet të shtetit. Menjëherë pas miratimit të këtyre ligjeve, sado që mundë të ketë një vonesë deri në kthimin e komenteve nga Komisioni i Venecias, do të fillon verifikimin e prejardhjes së pasurive të pajustifikueshme, dhe në këtë mënyrë do të shihen me fakte se si udhëheqësit e deritashëm kanë qenë të inkriminuar në krime dhe kanë përfituar në baza kriminale.

Kjo është ajo arsyeja kryesore pse Paraqitja në Kuvend e ligjit për Deklarimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së kundërligjshme, si dhe Ligjit për formimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë, e ngjalli reagime të fuqishme të opozitës në lexim të parë. Miratimi i këtyre dy ligjeve do të jetë goditja e piramidës së krimit në kulmin e saj, sepse janë të gjithë ish liderët, pushtetar e qeveritar që kanë bërë pasuri milionëshe me shfrytëzim kriminal të pozitës nën ombrellën e pushtetit, duke zhvatur qytetarin dhe pamundësuar zhvillimin e shtetit. Pas një debati të tensionuar në seancën e fundit në Kuvend, dhe dilemave të shfaqura nga opozita, me propozimin e kryetarit të Kuvendit, por edhe me pajtueshmëri të plotë të Qeverisë është vendosur Ligji të pezullohet përkohësisht nga procedura e votimit vetëm me votat e shumicës së mazhorancës qeveritare, dhe të dërgohet për një opinion profesional të vlerësimit, të marrjes së udhëzimeve na Komisioni i Venecias, dhe pastaj të rikthehet për votim në Kuvendin e Kosovës.

Me këto veprime të tilla qytetarit po i kthehet shpresa se ligjet pozitive kanë filluar të miratohen dhe do të jetësohen besnikërisht, si në të gjitha shtetet demokratike, edhe në shtetin tonë. Me peshë të veçantë do të jetë Ligjit për formimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë, për të cilin u zhvillua debati më i ashpër për dhe kundër, sepse ata që e kishin “mizën mbas veshit” me diskutimet e tyre mundoheshin të gjejnë mangësi në ligj për ta prolonguar dhe eventualisht refuzuar. Koha do ta dëshmon arsyen e miratimit kur të vjen momenti i verifikimit dhe fillimi i konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme, sepse askush nuk ka qëllim për ta dënuar dhe rrezikuar atë që në rrugë ligjore ka punuar dhe është pasuruar. Qëllimi është që të pastrohet kjo shoqëri nga të këqijat që ia kanë bërë këtij vendi strukturat kriminale të mbuluara me petkun politik për dy dekada në pushtet, dhe kanë krijuar pasuri marramendëse në një shtet të pa zhvilluar, pasuri e cila në raport me pakat, qoftë edhe dyfishimi i tyre nuk ka mundësi për tu arsyetuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".