Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut publikon shifrat e civilëve të vrarë e të plagosur në Ukrainë

  • E.K /
  • 28 February 2022 - 11:20
Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut publikon shifrat e civilëve të vrarë e të plagosur në Ukrainë

Të paktën 102 civilë në Ukrainë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin të enjten e kaluar, me 304 të tjerë të plagosur, por shifra reale dyshohet të jetë “konsiderueshëm më e lartë”, tha të hënën shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet.

Bachelet, duke iu drejtuar seancës hapëse të këshillit të të drejtave të njeriut në Gjenevë, tha:

“Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet ajrore. Shifrat reale, kam frikë, janë dukshëm më të larta.”

“Rreth 422,000 ukrainas janë larguar nga vendlindja e tyre, me shumë të tjerë të zhvendosur brenda vendit”, tha ajo në forumin e Gjenevës, i cili u pajtua të zhvillonte një debat urgjent mbi Ukrainën gjatë kësaj jave.

(Kosova Sot Online)