Michel: Do të debatojmë për anëtarësimin e Ukrainës në BE

  • E.K /
  • 28 February 2022 - 12:38
Michel: Do të debatojmë për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka deklaruar për televizionin francez BFM se BE do të mbajë një debat për anëtarësimin e Ukrainës në Union.

Ai ka theksuar se BE tashmë ka bërë një marrëveshje shumë të fuqishme me Ukrainën, e cila mund të hyjnë në fuqi në çdo moment.

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka thënë se Ukraina i përket BE’së   blloku do të donte ta shihte atë si pjesë të veten.

“Në të vërtetë, me kalimin e kohës, ata na përkasin neve. Ata janë një prej nesh dhe ne i duam ata”, tha von der Leyen.

Të hënën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bashkimit Evropian  “ta pranojë urgjentisht Ukrainën” në bllok, raporton CNN.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë urgjentisht Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur”, tha Zelensky.

(Kosova Sot Online)