Lajmi i fundit: Pritet të hiqet ora policore dhe të lirohen masat në gastronomi

  • E.K /
  • 28 February 2022 - 13:58
Lajmi i fundit: Pritet të hiqet ora policore dhe të lirohen masat në gastronomi

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës njofton se nesër pritet të hyjnë në fuqi masat e reja.

Sipas kësaj shoqate, do të heqet ora policore dhe do të ketë lirim të masave në gastronomi.

“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.

Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet në njoftimin e tyre. 

(Kosova Sot Online)