Gërvalla-Szijjartos: Angazhohuni për ndryshimin e qasjes agresive të Serbisë ndaj Kosovës

  • E.K /
  • 28 February 2022 - 14:56
Gërvalla-Szijjartos: Angazhohuni për ndryshimin e qasjes agresive të Serbisë ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se ka pasur kënaqsinë që ta pres në takim homologun e saj hungarez, Peter Szijjarto.

Ajo, në një konferencë për media pas takimit, ka theksuar se e ka falënderuar Hungarinë për rolin e saj si anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-së në integrimin e Kosovës dhe sigurimin e paqes në rajon.

“Në këtë takim ngrita në pah posaçërisht rolin që ka luajtur Hungaria në kuadër të KFOR-it dhe iniciativës së Vishegradit, biseduam për  bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor mes dy shteteve”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla ka potencuar se kanë diskutuar edhe për situatën e luftës që është krijuar në Ukrainë, duke shtuar se Kosova është duke qëndruar me BE-në dhe ShBA-në në zbatimin e sanksioneve që janë vendosur ndaj Rusisë.

“Homologut hungarez si shtet mik i Serbisë i kam kërkuar që të angazhohet për një ndryshim të qasjes agresive të Serbisë ndaj Kosovës. Jemi duke u ballafaquar me sulme kibernetike dhe sulme ruse që vijnë për

(Kosova Sot Online)