Sirenat e alarmit zgjojnë ukrainasit në ditën e 6 të luftimeve

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 08:20
Sirenat e alarmit zgjojnë ukrainasit në ditën e 6 të luftimeve

Për të gjashtën ditë me radhë sirenat e alarmit kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte për ukrainasit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se sirenat e alarmit janë ndjerë në të gjithë vendin.

Përveç Kievit, alarmet kanë rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së.

Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e 70 ushtarëve të saj janë vrarë në një sulm të artilerisë ruse në qytetin verilindor të Okhtyrka.

(Kosova Sot Online)