Rreth 350 mijë refugjatë kanë hyrë në Poloni nga Ukraina

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 08:28
Rreth 350 mijë refugjatë kanë hyrë në Poloni nga Ukraina

“Rreth 350,000 mijë persona kanë hyrë në Poloni nga Ukraina prej kur Rusia ka pushtuar këtë shtet”, ka thënë zëvendësministri i Brendshëm polak, Maciej Wasik.

“Në 24 orët e fundit, 100,000 persona kanë hyrë në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës”, ka thënë Wasik për transmetuesin publik, Polskie Radio 1.

“Në total, nga dita e enjte kanë qenë 350,000 refugjatë”.

(Kosova Sot Online)